Thatësira ekstreme/Zbulohen anijet luftarake të Luftës së ll Botërore në lumin Danub

Thatësira ekstreme e Evropës ka zbuluar pjesën më të madhe të dhjetëra anijeve luftarake gjermane që u zhytën gjatë Luftës së Dytë Botërore pranë qytetit portual të Serbisë, Prahovo.

Marketing

Anijet, të fundosura në lumin Danub, ishin pjesë e flotës naziste të Gjermanisë në Detin e Zi në vitin 1944 teksa u tërhoqën nga forcat sovjetike që avanconin, thanë zyrtarët.

Mbi 20 anije kanë dalë në sipërfaqe, shumë prej të cilave në brendësi të tyre kanë ende municione dhe eksplozivë. Ndërkohë, zyrtarët thonë se anijet paraqesin rrezik për transportin në Danub.

Anijet kanë kufizuar seksionin e lundrueshëm të shtrirjes pranë Prahovës në 100 metra, dukshëm më i hollë se sa kishin akses anijet e mëparshme prej 180 metrash.

Zyrtarët serbë kanë ndërmarrë punime përgjatë lumit për të shpëtuar pjesën e aksesueshme për lundrim.

“Ne po përpiqemi të mbajmë rrugët ujore të lundrueshme përgjatë gjithë gjatësisë së tyre,” tha ndihmës ministri për Infrastrukturën dhe Transportin, Veljko Kovaçeviç.

Zyrtarët thanë se anijet ndryshojnë, me disa që tani tregojnë ura komanduese, direkë të thyer ndërsa shumë të tjera janë ende të fundosura nën brigjet e rërës.

Në mars, qeveria serbe ftoi një kompani private të kontraktuar për shpëtimin e disa trupave dhe heqjen e municioneve dhe eksplozivëve. Operacioni u kushtoi zyrtarëve rreth 30 milionë dollarë, sipas ministrisë së infrastrukturës së vendit.

“Flota gjermane ka lënë pas një fatkeqësi të madhe ekologjike që na kërcënon neve, banorëve të Prahovës”, tha për Reuters Velimir Trajiloviç, 74 vjeç, një pensionist nga Prahovo që shkroi një libër për anijet gjermane.

Ekspozimi i flotës së fundosur vjen pas një vere me nivele të ulëta uji dhe thatësirë ​​të fortë.

Nivelet e Danubit pranë Prahovës janë më pak se gjysma e mesatares së tyre për këtë periudhë të verës, thonë ekspertët.

Marketing