Ballina Lajme Shqipëri Thellohet skandali, del edhe lista me rrogat e shqiptarëve

Thellohet skandali, del edhe lista me rrogat e shqiptarëve

Teksa sot Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë nisi hetimet dhe dërgoi grupin hetimor në tre institucione, AKSHI-n, ISSH dhe Drejtorinë e Tatimeve skandali i publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë po zgjerohet edhe më tej.

Marketing

Këtë të enjtë mësohet se ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit. Edhe kjo listë duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë.
Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Opinion.al njoftoi se një listë me paga të qytetarëve, ID dhe pozicionin e tyre të punës po qarkullonte në platformën e komunikimit Whats’App që i takonin muajit janar të vitit 2021.

Exit mobile version