Theu listën e PS duke marrë 14455 vota personale, Rama reagon për të riun që u zgjodh deputet

Ornaldo Rakipi, është një prej kandidatëvë surprisë të  Partisë Socialiste që ia doli të fitojë mandatin e deputetit në Tiranë duke thyer herësin.

Ai mori 14455 vota duke thyer listën zyrtare të PS-së dhe ia hequr mandatin, të paktën deri më tani duke nxjerrë jashtë Parlamentit Ervin Bushatin.

 Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin OPINION se Rakipi është votuar sepse përfaqëson komunitetin çam.

Marketing

“Po të shikosh në Francë, kur bëhen zgjedhje, gjithmonë lajmi është kush humbi nga këta njerëzit që njihen. Vota përfaqësuese është për çdo parlament, edhe në SHBA, kujton se i njeh Amerika ata. Të gjithë këta njerëz të panjohur nuk janë të parëndësishëm për komunitete të caktuar. Ky djali vjen nga komuniteti çam. Kemi futur një djalë që vjen nga komuniteti i jetimëve. Mos u çudisni fare, vota është përfaqësi. Ka komunitete të caktuara që votojnë në mënyrë strukturore. Të gjithë janë të prirur për personat që i përkasin atij komuniteti. Mos u çudisni fare. Nuk fola për program, por për komunitete”, tha Rama.