Thimonier: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në BE nuk do të jetë e lehtë

Ambasadori i Francës në Shkup Christian Thimonier, dje në Veles tha se zgjedhjet e suksesshme presidenciale dhe pa manipulime do të jenë shumë të rëndësishme për rrugën e mëtejme të vendit.

Marketing

Ai thotë se me këtë do të kthehet faqja e 27 prillit dhe do të tregohet se vendi është i pjekur për rrugën evropiane.

“Skepticizmi që mund të ekzistojë nuk vjen nga qeveritë tona, ata nuk kanë asgjë kundër Maqedonisë së Veriut, përkundrazi. Skepticizëm ekziston tek mendimi jonë publik, pasi për këtë rajon ka ankesa se është rajon që më shumë ndjell probleme se sa zgjidhje. Marrëveshja e Prespës është sinjal i kundërt, e mbështetur nga të gjithë, por duhet të përforcohet përmes zbatimit të reformave”, tha Thimonier.

Ai mes tjerash shtoi se rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së nuk është aspak e lehtë, pasi ka kushte të shumta, të cilat i cilësoi si të mira për vendin.