Ballina Lajme Maqedoni Thirje publike për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi...

Thirje publike për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019

Thirje publike nr.05/2019 për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019

Marketing

Lëndë e kësaj shpallje është shpërndarja e mbështetjes financiare për masën 131 – Bashkimi ekonomik i ekonomive bujqësore për kryerje të përbashkët të veprimtarisë bujqësore, përkatësisht për nënmasën 131.1 – Ndihmë për themelim dhe funksionim të kooperatave bujqësore të regjistruara në Regjistrin e kooperatave pranë MBPEU
Të drejtë në shfrytëzim të mjeteve kanë Kooperativat bujqësore të regjistruara në Regjistrin e kooperatave pranë Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në pajtim me Ligjin e kooperatave bujqësore
Mbështetja financiare shpërndahet në shumën prej 100% nga shpenzimet totale të pranueshme të realizuara.
Mbështetja financiare për pagesë për udhëheqësin e kooperatës bujqësore e cila sipas kushteve të përcaktuara mund të realizon të drejtën e ndihmës nga ky lloj në shumën prej 100% në vitin e parë, nga rroga mesatare e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e kaluar, me ulje prej 20% për çdo vit të ardhshëm në periudhën jo më gjatë se pesë vjet.

Mbështetja financiare për angazhim të një personi nga sfera e shkencave bujqësore dhe veterinës, në pajtim me llojin e kooperatës bujqësore në shumën jo më shumë se rroga mesatare e paguar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin e mëparshëm (për kooperatat bujqësore në shkallë të gjerë)
Mbështetja financiare e dhënë është e pakthyeshme.
Afati përfundimtar i parashtrimit të kërkesës për pagesë është:
për gjysmën e parë të vitit më së voni deri më 15 korrik 2019
për gjysmën e dytë të vitit më së voni deri më 15 janar 2020

Për informata më të hollësishme ndiqni web faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk

Marketing
Exit mobile version