Thirrje në kor kundër shqiptarëve, vetëm dy veta në hetime

Dy padi penale ndaj dy personave nga Manastiri dhe disa të tjerëve tani për tani të panjohur të parashtruara nga Ministria e Brendshme kanë arritur në Prokurorinë Themelore Publike të Prilepit. Nga kjo Prokurori njoftojnë se kanë ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit që ndodhi më 2 gusht gjatë manifestimit të ilindenit, me çrast një grup qytetarësh kanë përdorur gjuhën e urrejtjes duke shkaktuar kështu urrejtje, ndarje dhe jotolerancë ndëretnike.

Marketing

Prokuroria Themelore Publike

“Me kallëzimin penal të dy të dyshuarve, banorë të Manastirit, së bashku me tani për tani persona të panjohur, ngarkohen se gjatë kremtimit kanë përdorur gjuhën e urrejtjes e cila është vërejtur në video xhirimin e emetuar në njërin nga televizionet kombëtare. Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep në vazhdimësi ndërmarrin masa që të zbardhin ngjarjen penalo-juridike.’’

Me 2 gushtë gjatë manifestimit të Ilindenit në Meckin Kamen që mbahej nën patronatin e Presidentit Gjorgje Ivanov një grup huliganësh së pari kanë gjuajtur me gjësende në drejtim të delegacionit Qeveritar, si dhe mysafirëve të tjerë ne mesin e të cilëve kishte edhe diplomat të huaj, por edhe kanë brohoritur edhe thirrjet anti-shqiptare. Nga zyra e presidentit Ivanov distancohen nga sulmi dhe nëpërmjet një komunikate u shprehën se Qeveria duhet të pyes vetën se pse populli maqedonas reagon në këtë mënyrë ndaj zyrtarëve qeveritar?