Thirrje për luftë? Deputeti serb: Serbisë do t’i duhet të denazifikojë Ballkanin

Ka shkaktuar përsëri tension në veri të Kosovës marrëveshja e reciprocitetit për njohjen e targave e cila do të sjellë njohjen e targave, që hyn në fuqi në 1 gusht.

Marketing

Serbët nuk janë dakord me marrëveshjen, ndërsa disa kampon kanë bllokuar rrugën gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, ka politikanë serb të cilët nuk po punoj për uljen e tensioneve, por për të rritua ato. Një ndër këta politikanë është dhe deputeti Vladimir Gjukanoviç.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti nga Partia Progresive Serbe shprehet se Serbia mund të detyrohet të përfshihet në “denazifikimin” e Ballkanit.

“Më duket se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja të gaboja”, ka shkruar Gjukanoviç.

Kujtojmë që termi “denazifikim” u përdor nga Rusia si një nga pretekset për pushtimin ushtarak të Ukrainës.

Marketing