Thirrje për ndarje të mbështetjes financiare për studentët në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në vijim është thirrja për ndarje të mbështetjes financiare të njëfishtë të studentëve për pagesë të një pjese të participimit në shpenzimet për studim, një pjesë të shpenzimeve për akomodim në shtëpinë studentore, gjegjësisht shpenzimet për akomodim privat.

Marketing

“Të drejtë aplikimi për njërën nga opsionet e ofruara kanë të gjithë studentët arsimimi i të cilëve financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë pjesë e familjeve me të ardhura të ulëta. Vlera e kompensimit financiar të njëfishtë arrin deri në 6000 denarë”, kumtuan sot nga MASH.

Aplikimi bëhet në dy mënyra, në mënyrë elektronike ose direkt në MASH.

Hap i parë në procesin e aplikimit është paraqitja e kandidatëve në platformën , ku zgjidhet edhe mënyra në të cilën do të dorëzohen dokumentet dhe formularët e nevojshëm (të vendosura në platformën e potencuar). Më shumë informata rreth kushteve, kritereve, dokumenteve dhe afateve për aplikim janë cituar në Dekretin me fuqi ligjore të miratuar për realizim të kësaj mase për mbështetje të studentëve, e cila është publikuar në linkun.