Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit.
Këtë vit, Qyteti i Shkupit ka siguruar dy milionë denarë për këtë masë, ose një total të mjeteve për dhënien e rreth 1.660 subvencioneve.
“Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë
personat fizikë dhe juridikë, vendbanimi i të cilëve apo selia është në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në vitet e kaluara, subvencioni ishte në vlerë deri në
1.000 denarë”, sqarohet më kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 1 janari i vitit 2020, ndërsa Thirrja publike zgjat deri më 30 nëntor të vitit 2020 dhe do të realizohen me parimin “i pari vjen i pari shërbehesh, gjegjësisht deri në realizimin e fondeve të parashikuara për këtë qëllim në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020.
Në kumtesë shtohet se rekomandohet pastrimi i oxhaqeve tre herë në vit, dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë kur të ketë mbaruar.
Qyteti i Shkupit e realizoi këtë masë edhe në vitin 2018 dhe 2019, kur u ndanë gjithsej 634 subvencione.