Thjesht përrallore! Kida shkëlqen si nuse
Këngëtarja e njohur Kida është martuar sot me Ajbin, ndërsa pamjet e para nga dita e saj e veçantë janë publikuar nga artistja e grimit, Sellma.
Përmes një postimi në Instagram, Sellma ka ndarë pamje nga përgatitja e Kidës, e cila shfaqet e veshur me një fustan të bardhë elegant, me detaje të shumta dantelle dhe duke shkëlqyer në ditën e saj më të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.
“Nusja madhështore që të gjithë keni pritur”, ka shkruar Sellma në përshkrimin e postimit, duke e uruar kështu Kiden për këtë etapë të jetës.
