Thyhet rekordi botëror për shfaqje dritash me 3.281 dronë

Një kompani luksoze makinash theu një Rekord Botëror Guinness në Kinë duke përdorur 3 mijë e 281 dronë për të vendosur një shfaqje dritash në qiellin e natës.

Shfaqja e dritave Genesis në Shangai, e cila festoi fillimin e markës së veturave Genesis G80, paraqiti 3 mijë e 281 automjete ajrore pa pilot, të aranzhuara në imazhe të shumëfishta 3D, duke përfshirë përshkrimet e veturave Genesis G80 dhe GV80.

Dronët u lëshuan nga të dy anët e lumit Huangpu për të shfaqur show-un e tyre të dritave mbi ujë.

Marketing

Këto drita ishin të mjaftueshme për të thyer rekordin e mëparshëm të 3 mijë e 51 dronëve të përfshirë në një shfaqje të vetme dritash.

Marketing