Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij janë ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare.
Ata janë bërë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti.
Roel quhet djali i tyre.
E sot, bashkëshortja e tij feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale nuk ka munguar një urim nga këngëtari.
Ai ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij teksa ka shkruar fjalët më të ëmbla.
“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja ime ti që i dhe kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shummmmmm. Jemi me fat që të kemi”, ka shkruar këngëtari për partneren.