Maqedonia e Veriut është përballur me Argjentinën, në kuadër të Kampionatit Botëror, në Hendboll, që po mbahet në Poloni e Suedi.
Gjatë pjesës së parë dy grupe të tifozëve të Maqedonisë së Veriut janë përplasur mes veti, siç raporton ekipa.mk.
Fillimisht kishte përplasje verbale mes tyre, dhe më pas ishin afër të përplaseshin edhe fizikisht, saqë në fund kanë reaguar organizatorët dhe më në fund është kërkuar nga ata që të largohen nga pjesa e tribunës ku ishin vendosur.
Maqedonia e Veriut pësoi edhe humbjen e tretë me radhë, me rezultat 35-26.