Ballina Sport Tifozët hidhen para makinës së Messit teksa ai largohet nga Camp Nou...

Tifozët hidhen para makinës së Messit teksa ai largohet nga Camp Nou (VIDEO)

Këtë të dielë në një konferencë për mediat, Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës pas shumë vitesh punë dhe arritje në këtë ekip.
Sakaq, para konferencës mijëra tifozë ishin mbledhur para stadiumit “Camp Nou” për të pritur Messin, teksa sulmuesi argjentinas u largua së bashku me familjen e tij.
Sikurse shfaqet në pamje ata u dyndën përpara automjetit të tij, për ta përshëndetur duke brohoritur në kor emrin e tij.
Në video shfaqet edhe bashkeshortja e futbollistit, e cila përlotet nga kjo skenë.

Marketing
Marketing
Exit mobile version