Tifozi në Arabi rreh me kamxhik futbollistin (VIDEO)

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Arabinë Saudite, pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës, midis Al Ittihad dhe Al Hilal.

Marketing

Skuadra me të cilën luajnë yjet franceze, Karim Benzema dhe Ngolo Kante, humbi finalen me rezultatin 1-4 përballë ekipit tjetër saudit, ku luajnë Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Mitroviç e Neves.

Kjo humbje duket se i kushtoi më shtrenjtë futbollistit Abdelazik Hamdala, të cilin një tifoz e goditi me kamxhik që nga tribuna.

Sulmuesi maroken i Al Ittihad po dilte nga fusha dhe e dëgjoi tifozin që po e shante, ndaj shkoi ta pyeste pse, por kur iu afrua Hamdala i hodhi ujë tifozit, i cili nga ana e tij nxori një kamxhik dhe e goditi disa herë rrufeshëm.

Më pas, ndërhyn stjuardët me shpejtësi për të shmangur agravimin e situatës.

Sipas mediave, tifozi me kamxhik pasi u nxor nga stadiumi, u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Abu Dhabit.  https://twitter.com/AJE_Sport/status/1778684205968368118?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778684205968368118%7Ctwgr%5E92db08e3b1eeb0186862bf7050257c3e21a775bb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-tifozi-ne-arabi-rreh-me-kamxhik-futbollistin%2F

Marketing