“TIME 100”, Zelensky votohet si njeriu më me ndikim i vitit 2022

In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka dalë në krye të sondazhit të vitit 2022, “TIME 100”, në të cilin lexuesit votojnë se kush mendojnë se duhet të jetë në listën e revistës për njerëzit më me ndikim të vitit.

Marketing

Gjithsej 3.3 milionë vota u hodhën nga publiku, dhe 5% e votuesve vendosën Presidentin Zelensky si figurën kryesore publike të vitit 2022. Zelensky, i cili ka qenë më herët edhe në kopertinën e revistës, tha për TIME se është i vetëdijshëm se një numër i madh njerëzish në gjithë globin e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë luftës.

“Mund ta kuptosh që po të shohin,” tha ai për revistën TIME. Ti je simbol dhe duhet të veprosh ashtu siç i ka hije të veprojë kreu i shtetit.”

Elon Musk, pronari i ri i Twitter-it dhe CEO i Tesla dhe SpaceX, doli në vendin e dytë me 3.5% të votave i pasuar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili mban vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut. /abcnews/

Marketing