Tirana nesër proteston me Prishtinën pas përdhunimit të 11 vjeçares

Nesër në Prishtinë protestohet në sheshin “Zahir Pajaziti” pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares.

Marketing

Lidhur me këtë rast të rëndë, në të njëjtën ditë do të protestohet edhe në Tiranë.

Në rrjete sociale ka nisur të shpërndahet thirrja për pjesëmarrje nesër në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza”.

“Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale”, thuhet në njoftimin e protestës.

Këtë njoftim e kanë ndarë artistët shqiptarë duke thirru njerëzit për pjesëmarrje.

11-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar të shtunën nga pesë persona për rreth 7 orë.

Të dyshuarit janë arrestuar.

Marketing