Inspektorët e UEFA-s janë bërë dëshmitarë të një skenë aspak normale për një stadium, ndërsa luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Ai që duhej të ishte një test për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në Tiranë, rezultoi një dështim, teksa në pushim të ndeshjes, tifozët e Tiranës u ngjitën në katin e dytë të stadiumit dhe hapën fikëset e zjarrit. Nga ana tjetër tifozët e Vllaznisë u përgjigjën me thyerje stolash, në një skenë që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë duke shoqëruar jashtë disa prej tyre.
https://streamable.com/gatm9f