‘Titanik’, Gruevski do të gjykohet në mungesë

Në seancën e sotme të rastit “Titanik”, Këshilli gjyqësor vendosi që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të gjykohet në mungesë. Ky vendim erdhi pas arratisjes së tij në Hungari, per t’ju shmangur vuajtjes së dënimit prej dy vjetësh burg për rastin tjetër “Tanku”.

Marketing

Në seancë është i pranishëm edhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski dhe i akuzuari tjetër Kiril Bozhinovski, të cilët u sollen të prangosur nga Burgu i Shutkës, ku po vuajnë masën e paraburgimit 30 ditorë, si preventivë për mos tu arratisur si ish-shefi i tyre, Gruevski.