Tmerri i 7 viteve mes basteve, rrëfehet djali që ju fut kumarit që 13 vjeç

Varësia ndaj pikave të basteve vazhdon të prek çdo ditë e më tepër mijëra të rinj. Aldo është 21-vjeç, dhe luan lloto për afro 7 vite pa ndërprerje. Jeta e tij ka marrë një rrjedh tjetër tani saqë është i pafuqishëm të ndalet.

Marketing

“Skedinën e parë e kam vendosur që 13-14 vjeç. Nisi çdo gjë si lojë por që përfundoi në një varësi. Nuk ishte problem të luaje lloto që i vogël pasi disa kompani të lejonin të hyje”, tregon ai.

Prej varësisë së llotove 21-vjeçari ka përfituar edhe disa vese të tjera. Kalimi i ditës nën ankth dhe tension ka ndikuar negativisht jo vetëm tek ai por edhe në familjen e tij.

“Varësia të shkakton shumë vese. Më e pakta cigarja, më e shumta, të bënë agresive. Ti u përgjigjesh njerëzve me një sjellje të pa drejtë nga që nuk ndihesh i qetë psikologjikisht”, thotë Aldo.

Parat e lëna në pikat e basteve Aldo e ka të vështirë t’i kujtojë. Janë aq shume lekë të shpenzuara saqë sot vret mendjen se ç’mund të kishte bërë nëse ato para do t’i shpenzonte më ndryshe.

Për situatën e krijuar rreth tij, shokëve apo dhe mijëra të rinjve, Aldo është i vetëdijshëm. Sakaq, nuk nguron as të shpreh shqetësimin e tij, e cili nënkupton një mesazh mjaft të fortë për rinin shqiptare për të qëndruar larg pikave të basteve.

Marketing