Tollovi dhe polici brenda BFI-së

Para disa çasteve forca të mëdha policore e kanë rrethuar selinë e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, raporton KOHA. Siç mëson gazeta KOHA, bëhet fjalë për vendimin e fundit të Gjykatës Themelore Shkupi 2, e cila e ka pranuar kërkesë për shkarkimin e reisit aktual Sulejman Rexhepit dhe caktimin e Skender Buzakut si kryetar të ri të BFI-së.

Marketing

Burime të gazetës KOHA nga terreni flasin se së bashku me policët brenda në BFI është edhe Skender Buzaku, kryetar i ri i BFI-së i zgjedhur nga Gjykata. Ngjarjen në e kanë konfirmuar edhe nga MPB, të cilët kanë njoftuar se në selinë e BFI-së për momentin forcat policore veprojnë në bazë të dy denoncimeve të pranuara, pa theksuar se për cka bëhet fjalë.
Brenda kohës pritet të prononcohen edhe nga BFI-ja.(koha.mk)

Marketing