Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në botë.
Edhe zyrtarisht, ‘France Football’ i ka ndarë sulmuesit francez, Karim Benzema, çmimin për lojtarin më të mirë në botë, përcjell lajmi.net.
Ylli i Real Madrid pati një impakt të jashtëzakonshëm në triumfin e ‘Los Blancos’ në Champions League edicionin e kaluar dhe kjo iu përkthye në Top të Artë.
Benzema ka fituar këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.
Francezi, epitetin ‘lojtari më i mirë në botë do ta huazojë nga Lionel Messi.