Tortevski : Më ofruan 50 mijë euro për të më korruptuar

Avokati i njohur dhe këshilltari i angazhuar në Prokurorinë Speciale, Aleksandar Tortevski në një deklaratë për “Fokus” ka zbuluar se i është ofruar mito për një lëndë për ta anashkaluar, që po hetohej nga Prokuroria Speciale.

Marketing

“Më ishin ofruar 50 mijë euro mito dhe refuzova. Atëkohë këtë e lajmërova në Prokurorinë Speciale”, theksoi Tortevski, duke shtuar se për këtë ka qenë e lajmëruar Katica Janeva, por edhe tërë kolegjiumi.

Sipas tij, ai që ka ofruar mito ka kërkuar që të lobohet që një lëndë të zvarritet dhe anashkalohet, por më pas ka zbuluar se lënda nuk ka qenë askund.