Toshkovski: Arrijnë “er traktorët” dhe helikopterët nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi

MPB Maqedoni njofton se sot (15.07.2024) në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt seanca e Komisionit Drejtues për Koordinimin e Sistemit për Menaxhimin e Krizave, të cilën e kryesoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ku morën pjesë ministrat e Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, si dhe kreut të Grupit të Vlerësimit të Rrezikut Stojançe Angelov.

Marketing

“Në takim u konstatua nevoja e aktivizimit të mekanizmave ndërkombëtarë për ofrimin e ndihmës në avionë, të cilët do të përfshihen në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin këto ditë”.

“Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur nga Turqia dy “er traktor” dhe një helikopter, të cilët tashmë po punojnë aktivisht në terren. Gjatë ditës së nesërme dy helikopterë do të arrijnë nga Sllovenia dhe nga një helikopter nga Serbia dhe Mali i Zi”, theksoi ministri Toshkovski. Ministrat shprehën mirënjohjen e tyre për vendet mike që po na ndihmojnë në përballimin e zjarrit.

Marketing