Toshkovski: Do t’ju përgjigjemi ashpër atyre që duan destabilizimin e vendit

MPB do t’i përgjigjet ashpër të gjitha përpjekjeve për destabilizimin e Maqedonisë ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski,. Sipas tij ekzistojnw tendenca të tilla por policia ka kapacitet për t’u përballë me to.

Marketing

“Ministria e Brendshme është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha llojeve të sfidave në të ardhmen. Sfidat që do të kenë për qëllim destabilizimin e Maqedonisë, nëse do të ketë në realitet në të ardhmen, ne do t’i përgjigjemi ashpër. Ministria e Brendshme është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha llojeve të sfidave. Pra të gjitha ato që kemi thënë në të kaluarën për sa i përket përpjekjeve të cilat disa prej tyre i kemi parë edhe në të kaluarën, në këto le të themi një muaj e sa për të nxitur tensionet ndëretnike që janë realitet, ne u përgjigjëm dhe do të përgjigjemi edhe në të ardhmen” – tha Toshkovski.

Ai shtoi se MPB-ja në periudhën e kaluar ka hapur një numër të madh hetimesh ndaj ish zyrtareve.

“Aty ku kemi prova, se është shkelur ligji dhe disa procedura standarde të funksionimit. Aty ku kemi prova se populli maqedonas është vjedhur me keqdashje, do të përgjigjemi me kallëzime penale dhe procedurë penale. Aty ku nuk kemi prova, edhe ne do të trajtojm rastet në përputhje me rrethanat”, theksoi ai.

I pyetur për sulmin ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, i cili ndodhi të premten, ai është përgjigjur se janë marrë masa dhe po ndërmerren veprime pwr zbardhjen e plotë të rastit. /tvklan.mk/