Tottenham ka arritur të fitojë me rezultat 2:1 ndaj Arsenalit.
Një ndeshje ku skuadra e Arteta kishte posedimin e topit, por tre pikëshi shkoi për Spurs.
Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me anë të Alexandre Lacazette (16’).
Por festa nuk zgjati shumë. Pas një pasimi jo të mirë të Kolasinac, dhe një vrapim ‘të lodhur’ nga David Luiz, vendasit barazuan përmes këmbëshpejtit Son Heung-min (19’). Tek ky gol dolën sërish në pah probleme defanzive të Topçinjve.
Goli i fitores për skuadrën e Jose Mourinho nuk erdhi deri në minutën e 81’, kur me kokë realizoi Toby Alderwiereld (81’).
Spurs ngjiten në pozitën e tetë me 52 pikë, ndërsa Arsenal bie në vendin e nëntë me 50 pikë.