Skuadra nga Londra edhe pse u mposht 4:3 në ndeshjen e kthimit nga Manchester City, ka arritur të sigurojë një vend në gjysmëfinale, falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.
Manchester City në minutën e 59’ me një gol të bukur të Sergio Agueros, çoi në 4:2 epërsinë e kampionëve të Premierligës, epërsi që mjaftonte për të kaluar në raundin tjetër të kësaj gare.
Kjo sfidë dukej që nuk kishte fund, dhe Tottenham rikthehet në lojë kur sulmuesi Fernando Llorente në minutën e 73’, shënoi për 4:3.
Tifozët e futbollit kanë pasur mundësinë që përjetojnë një nga ndeshjet më emocionuese në histori të kësaj gare.
Gjithçka filloi në minutën e 4’, kur Rahem Sterling shënoi për 1:0, për të dhënë shenjat e para se një spektakël po i pret të gjithë.
I shpejtë ka qenë reagimi i Tottenham Hotspur, që përmes lojtarit Son Heung – Min, realizoi dy herë, për përmbysje të rezultatit në 1:2.
Ylli korean shënoi në minutat 7’ dhe 10’.
Spektakli nuk kishte fund në këtë sfidë çerekfinale, dhe Bernardo Silva në minutën e 11’, gjeti rrjetën për 2:2.
Minuta e 21’ solli golin e pestë, me Manchester Cityn që shihte veten në epërsi sërish, pas golit të shënuar nga Sterling, për të cilin ky ishte goli i dytë personal në këtë ndeshje.
Me rezultat 3:2 në të mirë të Manchester Cityt, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Njëjtë si pjesa e parë, e paparashikueshme doli të jetë edhe pjesa e dytë e kësaj ndeshje.
Manchester City në minutën e 59’ me një gol të bukur të Sergio Agueros, çoi në 4:2 epërsinë e kampionëve të Premierligës, epërsi që mjaftonte për të kaluar në raundin tjetër të kësaj gare.
Kjo sfidë dukej që nuk kishte fund, dhe Tottenham rikthehet në lojë kur sulmuesi Fernando Llorente në minutën e 73’, shënoi për 4:3.
Deri në fund të ndeshjes rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi, dhe Tottenham siguroi gjysmëfinalen.