Ballina Lajme Shqipëri Trafik droge në vendet e BE, Apeli lë në burg 13 të...

Trafik droge në vendet e BE, Apeli lë në burg 13 të arrestuarit

Ditën e sotme Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për 13 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”. Ata janë lënë në burg nën akuzën për trafikim të narkotikëve.

Marketing

Besjan Zenel dënohet me 8 vjet burg, Andrea Caca dënohet me 9,4 vjet burg, Sokol Nesimi dënohet me 10 vjet burg, Eljon Jaho dënohet me 8 vjet burg, Bilbil Shqalshi dënohet me 8 vjet burg, Emiliano Kalemi me 8 vjet burg, Kristo Çobaj me 8 vjet burg, Aleksandër Pepi me 8 vjet burg, Festim Çorbaxhi me 8 vjet burg, Hysni Sadik me 6 vjet burg, Bektash Zenel me 6 vjet burg, Gjergji Muke me 3 vjet e 4 muaj burg, Romeo Tare me 3 vjet e 4 muaj burg, Rexhep Ipek me 8 vjet burg.

Skema e organizuar prej tyre për trafikimin e kanabisit është zbuluar më herët. Nga hetimet e shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin.

Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Exit mobile version