Tragjedi në Dellcevë, pi materiale të panjohur në kufi dhe vdes në spital

Me 14.12.2018 në ora 19.15 në vendkalimin kufitar në Dellcevë në hyrje të Republikës së Maqedonisë, me veturën e tipit “Mini kuper” me targa bullgare është paraqitur D.A.(32) nga Zlletova, i cili ka qenë duke drejtuar veturën, ndërsa bashkëudhëtar ka qenë një person 18 vjeçar nga Probishtipi.

Marketing

Është kryer kontroll ndaj personave dhe bagazhit të tyre personal ku te D.A. është gjetur një qese me materiale të panjohur.

Derisa ka zgjatur procedura e realizuar nga zyrtarët doganor në një moment D.A. e ka marr qesen dhe e ka pirë.

Menjëherë është thirrur ekipi i Ndihmës së shpejtë dhe D.A. është dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Dellcevë, ku rreth orës 22.00 ka vdekur.

Është njoftuar edhe prokurori publik me urdhrin e të cilit është dorëzuar për obduksion. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.