Ballina Lajme Rajon Tragjedi në familjen shqiptare në Kretë, fëmija i vogël mbytet në det

Tragjedi në familjen shqiptare në Kretë, fëmija i vogël mbytet në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptarë që jetojnë në ishullin e Kretës në Greqi, ku fëmija i tyre i mitur është mbytur në det.

Marketing

Mediat helene raportojnë se fëmija i mitur i quajtur Nikolas i moshës 6-7 vjeç është mbytur ndërsa ishte duke notuar në zonën e Arvit.

Në raportimin e mediave greke theksohet se i mituri ka qenë në plazh bashkë me nënën, e cila ka tentuar disa herë që ta ndalojë të futet për tu larë për shkak të dallgëve, por në një moment ai ka arritur të hyjë fshehurazi dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit.

Mjekët, që shkuan me urgjencë në vendngjarje, tentuan ta rikthenin në jetë përmes defibrilatorit. Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, vogëlushi nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Marketing
Exit mobile version