Rreth orës 09.20 në Sektorin për punë të brendshme Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Debarca’ 54 vjeçari Z.P. nga Shkupi derisa ka qenë duke e bartur një mjet nga një byrektore në hapësirën e bodrumit është rrëzuar në shkallë dhe nga lëndimet ka vdekur në vendngjarje.
Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion.