Një 78-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë shokun e tij të dhomës.

Policia bën me dije se shtetasi  Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, u arrestuan nën akuzë për veprën penale  “Vrasja me dashje”.

“Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë