Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma artificiale

Gruaja me prejardhje nga Kosova që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj është zgjuar nga koma artificiale.

Marketing

Gazeta gjermane Bild, raporton se Advije R, i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por sipas prokurores ende nuk është në gjendje të merret në pyetje.

Gazeta raporton se Flamur R. 44 vjeç qëlloi dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeçar dhe gruan e tij Advije R. 38 vjeçare.

Pas aktit makabër burri nga Kosova e vrau edhe vetën në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri.

Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, vazhdon raportimi.

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar.

Për të mësuar shkaqet që çuan deri tek akti, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende shkaku i gjendjes së rëndë, tha kryeprokurorja Ulla Hingst

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,”.

Sipas konstatimit të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Gruaja u plagos rëndë në spital me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë.

“Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha të enjten kryeprokurorja.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje për armën.

Motivi i tij mbetet i paqartë.

Marketing