Ballina Aktuale Tragjedia në Bullgari, Osmani: Ka nisur procesi i identifikimit të kufomave

Tragjedia në Bullgari, Osmani: Ka nisur procesi i identifikimit të kufomave

Procesi i identifikimit të kufomave nga aksidenti në Bullgari ka filluar, konfirmon ministri i jashtëm, Bujar Osmani, pas takimit me prokurorët bullgarë – përgjegjës për aksidentin.

Marketing

Familjarëve të të vdekurve Osmani ua përcjell informacionet e marra nga shërbimet bullgare dhe se procesi i identifikimit kërkon së paku 7 ditë derisa të mbarojnë të gjitha procedurat.

“Kërkova nga ta të gjitha informacionet me qëllim që të parashikojmë një dinamikë që të mund t’i informojmë familjet por edhe të mund të përgatisim institucionet për veprimet e mëtutjeshme. Procesi i identifikimit ka filluar, mirëpo ky proces i identifikimit nëpërmjet AND-së, nëpërmjet materiale biologjike që merren nga familjarët, do të zgjas; deri në 7 ditë dhe pas 7 ditëve atëherë në mënyrë të organizuar do të merren kufomat dhe do të dërgohen në Shkup.”,- deklaroi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Marketing
Exit mobile version