Tragjedia në Gostivar, gjenden pa jetë dy personat që ranë në Vardar

Ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vardar në Gostivar vazhdojnë të marrin viktima dhe të shkaktojnë tragjedi. Si pasojë e ballafaqimit me këto valë, mbrëmjen e së premtes kanë humbur jetën dy persona të cilët u gjetën pajetë në orët e mëngjesit dhe mesditën e së shtunes.
Fillimisht, pas kërkimit tre orësh, në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër, në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re. Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për vajzën  para mesnate ishte denoncuar se ishte marrë nga ujërat e Vardarit.
Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në mëngjes rreth orës 3 trupin e kishin vërejtur banorë lokalë në afërsi të një këndi të lojërave për fëmijë. Shumë shpejtë pastaj rastin e kanë denoncuar në polici.
Ekipi mjekësor vetëm kanë konstatuar se trupi I gjetur nuk ka pasur shenja jete. Bëhet fjalë për një banore 20 vjeçare të Gostivarit e cila sipas informacioneve të para,  kishte rënë në Vardar në afërsi të urës së vogël metalike te tregu i qytetit.
Pas gjetjes së vajzës së re, ekipet shpëtuese dhe qytetarët e shumtë kanë vazhduar me kërkimin edhe të personit të dytë, për të cilin dëshmitarët okularë thonin se është hedhur që ta shpëtoje vajzën e cila ka luftuar me valët e rrëmbyeshme.
Trupi I tij I pajetë është gjetur  në mesditë I ngecur në një urë të vogël mes fshatrave Forinë dhe Cegran. Edhe me këtë rast, ekipet mjekësore kanë konstatuar se trupi I gjetur ka qenë pa shenja jete.
Trupat e gjetur, me urdhër të prokurorit publik, do t’I nënshtrohen obdukcionit, ndërsa organet hetuese punojnë në gjetjen e rrethanave që sollën deri te kjo tragjedi.
Marketing