Tragjedia që u evitua: Dy avionë ishin 200 metra afër, gati u ndeshën në hapësirën ajrore të Kosovës

Udhëtarët e një aeroplani që po vinte nga Dusseldorfi në Prishtinë, patën fat në 24 shkurt të këtij viti, pasi ky aeroplan për pak sa nuk u ndesh me një aeroplan tjetër që ishte nisur nga Aeroporti ‘Adem Jashari’, për në Malmo të Suedisë.

Marketing

Siç raportohet në momentin kritik, avionët e kishin distancën e përplasjes vetëm 200 metra.

Sipas Klan Kosovës, ky incident nuk është i vetmi që ka ndodhur kohëve të fundit në kufirin ajror të Kosovës, pasi që ka pasur edhe 2 raste të tjera.

Komisioni për incidentet ajrore, ka nisur hetimet tashmë.

Për këto raste është informuar edhe Prokuroria, pasi që një incident i tillë do sillte shumë viktima.

Marketing