Ballina Lajme Botë Tragjike: 5 vjeçarja vdes pas një përplasje gjatë skijimit

Tragjike: 5 vjeçarja vdes pas një përplasje gjatë skijimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alpet franceze, pasi një vajzë pesë vjeçare ka humbur jetën pas një përplasjeje gjatë skijimit.

Marketing

Viktima gjeti vdekjen teksa ndiqte mësime për ski në pistën e borës, kur një skiator ra mbi të, teksa po ecte me shpejtësi.

Mësohet se vajza e vogël ndërroi jetë gjatë transportit me helikopter për në spital.
Në lidhje me ngjarjen është ndaluar nga policia një 40-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimi për veprën penale për vrasje nga pakujdesia.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së shtunës në resortin e skive Flaine, Francë, në Haute-Savoie.

Marketing
Exit mobile version