17:31 | 25 Prill 2021
17:31 | 25 Prill 2021
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Gjilanit.
“Xhebrailat” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0 falë golit të Mevlan Zekës, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Shkëmbi tha se pikët erdhën falë portierit dhe që kishin fatin në anën e tyre.
“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë. Por të rëndësishme janë tri pikë. Morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, deklaroi ai.
Pas fitores ndaj Gjilanit, Ballkani ka marrë kreun me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita, derisa Prishtina zë vendin e tretë me 63 sosh./Lajmi.net/