Trajneri i BNE pas kualifikimit në ‘Major Paris’: Jam krenar me djemtë

Ekipi i Kosovës, Bad News Eagles mbrëmë kanë shkruar histori duke u kualifikuar në Majorin e Parisit.
Për të arritur këtë sukses ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë FaZe, me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.

Marketing

Në një intervistë për ‘BLAST’ pas ndeshjes, trajneri i ekipit kosovar, Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg, tha se është krenar me djemtë dhe fitoren ndaj FaZe e quan si ndjenjë të papërshkrueshme.

“Ndihem mirë, kam shumë emocione në këto momente. FaZe është një ekip i mirë dhe ne ta mposhtim me rezultat 2-0, është ndjenjë e papërshkrueshme”.

Tutje, ai tha se kualifikimi për herë të tretë në Major është diçka e pabesueshme.

“Po nuk e di se çka të them, po ndihem mirë, e gjitha puna e madhe, jam krenar me djemtë”.

“Ishte gjithçka për neve, ta bëjmë për herë të tretë është diçka e pabesueshme, i dua djemtë, kanë qenë të mrekullueshëm që nga dita e parë”, u shpreh ai.

‘Devilwalk’ është duke e drejtuar për herë të parë djelmoshat kosovarë këtë sezon, teksa si duket ka arritur të përshtatet shumë mirë me ekipin.

Ky turne që do të organizohet në Paris nga data 8 deri më 21 maj, do të ndajë çmime në vlerë prej 1.2 milionë dollarëve.