Trajneri i Inter Miamit: Do gjejmë një skemë që loja të përqendrohet te Messi 2024/01/12 at 5:57 PMnë Sport, Te FunditKohë leximi: 1 min A A Trajneri i Inter Miamit: Do gjejmë një skemë që loja të përqendrohet te Messi Klubet e MLS-së do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri në janar dhe trajneri i Miami, Tata Martino, pranoi se sfida e tij më e madhe do të jetë gjetja e një sistemi në të cilin Messi do të shkëlqejë. “Duhet të gjejmë një sistem me shumë versione në të cilin Leo mund të japë maksimumin e tij. Sezonin e kaluar ka pasur ndeshje ku nuk mund të befasonim më kundërshtarin. Rrjedha e topit dhe lëvizja jonë ishte shumë e ngadaltë dhe përfundimisht kundërshtarët tanë e prisnin dhe e neutralizonin atë”, tha Martino. Argjentinasi foli edhe për mënyrën sesi duhet të mbajnë të fshehtë taktikat, për mos u zbuluar nga rivalët. “Pyetja e rëndësishme është se si të ndërtojmë një ekip dhe të gjejmë një version më të mirë përmes të gjithë lojtarëve të tjerë. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, sepse gjetja e një versioni më të mirë nuk është e lehtë. Fokusi ynë duhet të jetë se si do ta mbështesim Messin dhe si ne do ta kërkojmë në fushë. Nuk duhet t’ia bëjmë shumë të qartë kundërshtarit se si duam ta bëjmë. Konkretisht me Leon”, tha trajneri. Messi shënoi 11 gola në 14 paraqitje në sezonin e tij të parë në MLS. Te Inter Miami u kujdesën që Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez të jenë bashklojtarë të Messit, duke krijuar një mini-Barcelonë në Florida.

Klubet e MLS-së do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri në janar dhe trajneri i Miami, Tata Martino, pranoi se sfida e tij më e madhe do të jetë gjetja e një sistemi në të cilin Messi do të shkëlqejë.

Marketing

“Duhet të gjejmë një sistem me shumë versione në të cilin Leo mund të japë maksimumin e tij. Sezonin e kaluar ka pasur ndeshje ku nuk mund të befasonim më kundërshtarin. Rrjedha e topit dhe lëvizja jonë ishte shumë e ngadaltë dhe përfundimisht kundërshtarët tanë e prisnin dhe e neutralizonin atë”, tha Martino.

Argjentinasi foli edhe për mënyrën sesi duhet të mbajnë të fshehtë taktikat, për mos u zbuluar nga rivalët.

“Pyetja e rëndësishme është se si të ndërtojmë një ekip dhe të gjejmë një version më të mirë përmes të gjithë lojtarëve të tjerë. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, sepse gjetja e një versioni më të mirë nuk është e lehtë. Fokusi ynë duhet të jetë se si do ta mbështesim Messin dhe si ne do ta kërkojmë në fushë. Nuk duhet t’ia bëjmë shumë të qartë kundërshtarit se si duam ta bëjmë. Konkretisht me Leon”, tha trajneri.

Messi shënoi 11 gola në 14 paraqitje në sezonin e tij të parë në MLS. Te Inter Miami u kujdesën që Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez të jenë bashklojtarë të Messit, duke krijuar një mini-Barcelonë në Florida.

Marketing