Trajneri i Turqisë beson te fitorja ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja e Turqisë do të jetë rivali i parë i Kombëtares së Shqipërisë, në startin e edicionit eliminator të Euro 2020.

Marketing

Turqit do të vijnë më datën 22 në Shkodër, për t’u përballur me kuqezinjtë në “Loro Boriçi”, ndërsa tekniku i tyre, Senol Gunes beson në një rezultat të mirë.

“Cilat janë objektivat e Turqisë në këto eliminatore? Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi bërë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4-0”.

“Edicioni fillon me transfertën ndaj Shqipërisë. Si e shikoni këtë takim? Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera”.

“Jeni i kënaqur me kalendarin e eliminatoreve? Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke superuar Shqipërinë, pasi janë shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë”.

Marketing