Trajnim ushtarak “Shkëndija e Maqedonisë 14”

Në poligonin ushtarak Krivollak prej sot deri më 20 të këtij muaji do të mbahet trajnimi ushtarak “Shkëndija e Maqedonisë 14”.

Marketing

Qëllimi i trajnimit është përmes vetvlerësimit, konform aftësisë operative të NATO-s, të demonstrohet niveli i gatishmërisë ushtarake të një pjese të njësitit të ARM-së- çeta e deklaruar e policisë ushtarake dhe kapacitetet për mbështetje të operacioneve të udhëhequra nga NATO.

Në kuadër të “Shkëndija e Maqedonisë 14” do të bëhet mbikëqyrje në mundësitë ushtarake për strukturim, funksionim dhe aftësi të Spitalit Manovrues Këmbësorik (SMK) të përgjigjet në kërkesat për vlerësimin vijues mjekësor të NATO-s.

Në trajnimin “Shkëndija e Maqedonisë 14” duhet të kryejë vlerësim të NATO-s në “nivelin 2” të çetës së policisë ushtarake si dhe për herë të parë vlerësim të brendshëm mjekësor të përbërjes së deklaruar të Spitalit manovrues këmbësorik me rolin 2.

Çeta e deklaruar e policisë ushtarake është pjesë e forcave të konceptit për aftësi operative të NATOs dhe si pjesë përbërëse t’i nënshtrohet një valorizimi të kapciteteve të saja personale dhe materiale konform standardeve të NATO-s.

Në vitin 2015, njësiti ka konfirmuar aftësinë për pjesëmarrje të barabartë në operacionet për mbështetje të paqes, ndërsa me këtë trajnim do të synojë të vërtetojë gatishmërinë ushtarake dhe mekëtë të tregojë për herë të dytë profesionalizmin, që është pjesë e pandashme e funksionimit të njësitit, theksojnë përfaqësues ushtarak.

Në kuadër të trajnimit ushtarak “Shkëndija e Maqedonisë 14” në Krivollak më 18 tetor do të realizohet Ditë e hapur, derisa më datën 19 do të ketë Ditë për mysafirë të lartë, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë nacional