Transferi i ri i Milanit i nënshtrohet testeve mjekësore

Sulmuesi i Lille, Rafael Leao i është nënshtruar testeve mjekësore në Milano përpara një transferimi prej 30 milionë euro.

Marketing

Leao zbarkoi në Milano të martën në mëngjes, dhe ai tani është në klinikën La Madonnina për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, para nënshkrimit të një kontrate pesë-vjeçare.

‘Kuqezinjtë’ janë duke paguar 30 milionë euro plus bonuse për 20-vjeçarin, megjithëse Sky Sport Italia nuk përmend nëse marrëveshja përfshin mbrojtësin e Primavera, Tiago Djalo.

Ai do të plotësojë boshllëkun e lënë nga Patrick Cutrone, i cili finalizoi dje një transferim te Wolverhampton Wanderers.

Leao shënoi tetë gola në 24 paraqitjet e Ligue 1 për Lille sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata të përfundojnë në pozitën e dytë.

Portugez gjithashtu mund të luajë si sulmues i dytë ose në krahun e majtë.

Marketing