Ballina Lajme Maqedoni Trase të ndryshme për tetë linja të autobusëve në Butel

Trase të ndryshme për tetë linja të autobusëve në Butel

Për shkak të asfaltimit të rrugës të një pjese në bulevardin “Hrisitjan Todorovskit Karposh” në Butel, prej sot linjat e autobusëve 8, 47, 57, 57A, 61, 47A dhe 71 do të lëvizin sipas një traseje tjetër rrugore nga e zakonshmja, informojnë nga NQP.

Marketing

Automjetet e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” do të kthejnë majtas nga rruga “Ferid Bajram”, më pas djathtas nga rruga “Kemal Sejfulla”, ndërsa prej atje secili do të vazhdojë trasenë e zakonshme.

“Pritet që regjimi i përkohshëm i qarkullimit të zgjatë shtatë ditë”, thuhet në kumtesën e NQP-së.

Exit mobile version