Taravari për “PressCast”: Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur (VIDEO)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në “PressCast” me gazetarin Destan Jonuzi ka folur për aktualitetin politik në vend, projektet kapital dhe organizative në shëndetësi, si dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Marketing

I pyetur për ndodhitë brenda partiake në Aleancën për Shqiptarët, Taravari tha se partia i takon anëtarësisë, ndërsa Ziadin Sela për të është një kapitull i mbyllur.

MAQEDONI
Travari për “PressCast”: Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur (VIDEO)
Travari për “PressCast”: Ziadin Sela për mua është kapitull i mbyllur (VIDEO)

Press Online
22 Shkurt 2025, 10:25
30

+

Shpërndaje
Lideri i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në “PressCast” me gazetarin Destan Jonuzi ka folur për aktualitetin politik në vend, projektet kapital dhe organizative në shëndetësi, si dhe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

I pyetur për ndodhitë brenda partiake në Aleancën për Shqiptarët, Taravari tha se partia i takon anëtarësisë, ndërsa Ziadin Sela për të është një kapitull i mbyllur.

“Fatkeqësisht, ky ish shoku imi i ka mbyll të gjitha dyert. Unë me Menduh Thaçin nuk mund të ulem, Ziadin Sela mundet. Menduhi i thoshte Ziadinit, vrasës, narkoman, narkodiler, e çfarë mos tjetër, kur i pash bashkë më dukej e keqe ajo. Kështu që më për Ziadinin asnjëherë s’them, asnjë fjalë të keqe. As për ato shok që nuk flasë tre-katër, nuk ka më shumë. Kështu që me të gjithë kam lënë hapësirë për të biseduar. Kështu që ky është kapitull i mbyllur, prej meje mos prit asnjë fjalë të keqe të them për atë. Asnjëherë, asnjë fjalë të keqe, veç i uroj shëndet atij dhe familjes së tij, suksese në politik, suksese në jetë, çdo gjë të mirë, veç do të më bëhet qejfi për një fjalë të mira për atë, dhe do më vjen keq kur t’i ndodhi diçka e keqe”, tha mes tjerash Taravari në “PresCast”.

Për ndryshe, shtoi ai, nuk do foli asnjëherë keq, por Menduh Thaçi, ashtu edhe Ziadin Sela, për mua janë kapitull i mbyllur. Unë kur në jetë nuk ulem me Menduh Thaçin dhe kur nuk ulem me Ziadin Selën.

Duke folur për rëndësinë e Korridorit të VIII, ministri Arben Taravari tha se kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka qenë kundër ndërtimit të Korridorit VIII-të, po ka qenë kundër veprimeve që ka pas dyshime se ka korrupsion në të.

“Gëzohemi që në Korridorin VIII tash punohet si asnjëherë më parë. Për këto 7-8 muaj është punuar shumë më shumë sesa qeveria e kaluara për një vjet e gjysmë. Qeveria e kaluar vetëm dilte me tabela, me preskonferenca, me plot fotografie, plot populizëm, plot promovime, ndërsa në fakt asgjë nuk punohej. Këto 7-8 muaj shumë pak bisedohet dhe promovohet, por puna në terren nëse e shikoni është duke u bë me të madhe”, theksoi ai.

Emisionin e parë të plotë të “PressCast” do ta ndiqni në ora 18:00 në të gjitha rrjetet sociale të portalin PressOnline.al
Në të kreu i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë flet për aktualitetin politik në vend, por edhe me sfidat dhe projektet në sistemin shëndetësor.(PressOnline.al)