Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit për politikë të jashtme

Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.

Marketing

Siç informon pres shërbimi kuvendor, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër.

Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni  janë edhe dy pika – Propozimi-ligji  për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji  për ratifikimin e Protokollit 16 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.