Policia rrugore gjatë kontrolleve të djeshme të automjeteve që realizojnë transport publik të udhëtarëve ka zbuluar shumë parregullsi. Janë zbuluar tre autobus me defekt në frena dhe një shofer pa patentë shoferi.
Nga SPB-ja në Tetovë informojnë se në zonën e Gostivarit kanë kontrolluar gjithsej 12 automjete (minibusë dhe autobusë).
“Në tre janë identifikuar mosfunksionim i pajisjeve të frenimit, përderisa një prej automjeteve e ka drejtuar një person pa kaluar testin e patentës, respektivisht pa patentë shoferi. Tre automjetet e dëmtuara menjëherë janë përjashtuar nga komunikacioni dhe shoferëve dhe personave juridikë u janë përgatitur parashtresa të parapara me ligj”, thonë nga SPB-ja në Tetovë.
Në këtë zonë, dje, janë zbuluar edhe 11 tejkalime të shpejtësisë së lejuar, ndërsa në zonën e Tetovës numri i përgjithshëm i shkeljeve është mbi gjashtë.
Shkeljet në Tetovë janë të rrumbullakosura me 16 shkelje, 30 urdhra të detyrueshme të pagesës dhe 14 vërejtje me shkrim. Shkelje më të shumta kanë qenë në shpejtësia e papërshtatshme, respektivisht ece mbi normat e shpejtësisë, drejtimi pa patentë shoferi, parkim i parregullt, skadimi i regjistrimit etj.