Ndonëse ndodh vetëm njëherë në historinë e një vendit por në Republikën e Maqedonisë së Veriut financat e buxhetit të shtetit i janë besuar tashmë tre femrave, zonja të vërteta.
Kështu, si ministre e re në këtë dikaster është emëruar ditë më parë ekonomistja Nina Angelovska ndërkohë që si zëvendëse të saj tashmë e ka një tjetër ekonomiste të dëshmuar shqiptaren Shiret Elezi.
Mirëpo në këtë dikaster edhe si sekretare shtetërore pozicion i tretë i fuqishëm brenda kësaj ministre poashtu i është besuar një femre, Julijana Petanovska.