Tre persona në Shtëpinë e pleqve në Kumanovë, pozitiv ndaj Kovid-19 

Një banore dhe dy të punësuar në Shtëpinë e pleqve “Zafir Sajto” në Kumanovë janë pozitiv me koronavirus, njoftojnë nga ky Institucion. Rezultatet i ka konfirmuar edhe Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë.

Marketing

“Të punësuarit janë në izolim që nga 7 prilli, kur ishin të testuar bashkë me pjesën tjetër të personelit. Testimi u iniciua pas kthimit nga Spitali në Shtëpinë e pleqve të një pacienteje që ishte e hospitalizuar kohë më parë për sëmundje tjera. Ajo u vendos në dhomë të posaçme për izolim”, deklaroi Dejan Stojanovski, drejtor i Shtëpisë së pleqve, Kumanovë.