Ballina Lajme Botë Tre qytetarë suedezë dënohen me vdekje në Irak

Tre qytetarë suedezë dënohen me vdekje në Irak

Tre qytetarë të Suedisë janë dënuar me vdekje në Irak, për përfshirjen e tyre në një gjuajtje me armë, ndërsa një i katërt mund të përballet me të njëjtin dënim, për një krim tjetër, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Jashtme suedeze.Qeveria thirri të ngarkuarin me punë të Irakut muajin e kaluar për të protestuar ndaj dënimit me vdekje kundër njërit prej tre të përfshirëve në këtë rast, raporton Reuters.Suedia nuk e aplikon dënimin me vdekje dhe e kundërshton përdorimin e tij në të gjitha rrethanat. Ministria e Jashtme ka thënë se kishte marrë tani konfirmimin se dy suedezë të tjerë janë dënuar në lidhje me të njëjtin krim dhe kanë marrë dënimin me vdekje.

Marketing

“Informacioni që kemi marrë për dënimet me vdekje është jashtëzakonisht serioz dhe ne po punojmë për të siguruar që dënimet të mos zbatohen”, thuhet në një deklaratë të ministria së Jashtme.

Në qershor, Daily Aftonbladet raportoi se burrat ishin përfshirë në të shtënat ndaj një shtetasi tjetër suedez në Irak, në janar.

Ministria ndërkaq ka bërë të ditur se kishte marrë një raport që një suedez i katërt mund të dënohet me vdekje për një krim tjetër, të lidhur me drogën, por se nuk mund ta konfirmonte informacionin.

 

Marketing
Exit mobile version